INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI kritika Ministrisë së Arsimit, Kejdi Mehmetaj flet jashtë dyerve të Parlamentit

LSI kritika Ministrisë së Arsimit, Kejdi Mehmetaj flet jashtë dyerve të Parlamentit

Publikuar më: 15:22 08-09-2016

Aleatja kryesore në qeveri nuk u përfshi në debatit parlamentar lidhur me çështjen e pranimeve në universitete, por natyrisht nuk mund të linte në heshtje këtë çështje. LSI zgjodhi të flasë publikisht në mediat për këtë çështje, por jashtë sallës së Kuvendit, nëpërmjet deputetes më të re të saj Kejdi Mehmetaj. Në një prononcim për mediat në oborrin e kuvendit, Mehmetaj lëshoj kritika ndaj Ministrisë së Arsimit, për situatën që çoi maturantët kandidatë për studentë në Universitete dhe kërkon dialog të hapur transparencë e përgjegjshmëri.
Kejdi Mehmetaj:
“Vendosja dhe ndryshimi i kritereve të pranimit në Universitete shqiptare ndryshe nga ato që ishin përcaktuar në fillim të vitit shkollor. Këto kritere duhej tu ishte njoftuar gjimnazistëve jo vetëm që në fillim të vitit të tretë por që në fillim të vitit të parë dhe nuk është normale që këto ndryshime të ishin bërë në vitin e fundit. Kjo duhej të ishte marrë parasysh nga MAS dhe universitetet.
 Moskoordinim i MAS me Universitete shqiptare. Kjo solli gjithë këtë shqetësim dhe është i pamerituar pasi nuk ka pasur të bëjë drejtëpërdrejtë me atë që gjimnazistët kanë bërë gjatë viteve të tyre të studimit.
Tjetër shkak që ka komplikuar situatën është ndryshimi në ligjin për arsimin parauniversitar që lidhet drejtëpërdrejtë me ligjin e arsimit të lartë,provimet e gjimnazistëve nëse do të shërbenin si dalëse nga gjimnazi apo hyrëse për në Universitet.
-Hartimi dhe miratimi i të gjithë akteve nënligjore që do e bënin ligjin të zbatueshëm. Këto akte nuk u miratuan në kohën e duhur dhe solli pasojat që po i vuajmë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156