INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI sulmon keq Sorecën, ‘sot dhe për këta avokatër ka ardhur dita që…’

LSI sulmon keq Sorecën, ‘sot dhe për këta avokatër ka ardhur dita që…’

Publikuar më: 14:02 29-07-2019

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili reagoi për deklaratat e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, i cili më parë tha se çështja e Teatrit Kombëtar është e politizuar. “Kjo betejë është politizuar për ta ditur, për tërë ata avokatë në italisht dhe anglisht që nuk e kuptojnë, është politizuar vetëm nga Edi Rama me një qëllim të vetëm që në këmbim”, reagoi Vasili. “Teatri është vijë ndarëse edhe për ata ndërkombëtarë që për fat të keq janë shndërruar në avokatë të qeverisë dhe ku disa prej tyre preferojnë të dëgjojnë italishten e qeverisë, ndërkohë që edhe në opozitë italishtja është shumë e mirë, por është italishtja e ligjit, e antikorrupsionit që mbron pronën publike dhe që kërkon që Shqipëria të shkojë në BE”, vijoi deklaratën nënkryetari i LSI-së. 

Sipas Vasilit, sot ka ardhur dita që, “këta avokatër të zgjedhin përfundimisht dhe prerë, janë pro vendosjes së ligjit dhe shtetit të së drejtës apo në një krah me babëzinë e grykësinë e qeverisë.
Vasili pati dhe një pyetje për Sorecën: A do të ishte dakord nëse në Itali do të tërhiqej zvarrë Marcelo Mastroianni? “A janë këta ndërkombëtarë që të shikonin të tërhiqej zvarrë Marcelo Mastroianni, Roberto Benjini, Sofia Loren apo aktorë të tyre? Sigurisht që nuk do të ishin dhe nuk mund të mos ishin dakord në vendin e tyre, por janë dakord kur korifejtë e teatrit shqiptar tërhiqen zvarrë, izolohen pa bukë e pa ujë nga një pushtues i paligjshëm i dhunshëm dhe i egër si pushteti në Shqipëri. Ne jemi krenarë dhe do ta bëjmë deri në fund dhe nuk do të pajtohemi me asnjë avokat”, deklaroi ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041420459747314