INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Lufta’’ për të drejtat e grave ka nisur në 8 marsin e afro 160 viteve më parë

‘’Lufta’’ për të drejtat e grave ka nisur në 8 marsin e afro 160 viteve më parë

Publikuar më: 09:37 08-03-2018

Dita Ndërkombëtare e Gruas ku shumë protestojnë dhe të tjera festojnë e ka zanafillën në 8 mars të vitit 1857, ku në fabrikën e tekstilit në New York gratë u ngritën në protesta kundër kushteve skllavëruese të punës, orareve të gjata dhe pagave të ulëta.
Një tjetër lëvizje për të drejtat e grave ishte dhe ajo e disa vite më pas në Kopenhagen ku u vendos të merreshin parasysh disa kërkesa. Në atë mbledhje morën pjesë 100 gra nga 17 vende të botës. E për këtë arsye dita e gruas për pak kohë manifestohej të dielën e fundit të fund shkurtit.
Të tjera lëvizje, që kanë spikatur në shekullin e kaluar ishin dhe ato të grave të Danimarkës, Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë, që në vitin 1911 morën pjesë në protesta, ku veç kërkesave për respektim të të drejtave në punë, kërkuan edhe të drejtën e votës.
Po gjithësesi 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së marsit 1911 në një fabrikë po në New York, ku një zjarri i rënë në të shkaktoi 146 viktima. Punonjëset ishin të gjitha gra dhe shumica e tyre emigrante.
Në këtë ditë me kalimin e viteve kujtohen arritjet, kushtet sociale, politike dhe ekonomike të grave në botë, por edhe dhuna dhe abuzimi, që shumë gra janë ende duke vuajtur. Në shumë vende të botës ka luftë dhe gratë janë ngritur në protesta.
Po modelet e protestave janë sofistikuar ndër vite së fundimi kanë marrë jetë dhe protesat nudo.
Po jo në çdo vend në 8 mars protestohet, pasi disa e njohin më shumë si festë. Ky është deri diku dhe rasti i Shqipërsië, pasi pak protesta janë mbajtur në kujtim të grave të vrara apo dhunuara. Shumica e grave drekojnë në restorante dhe shkëmbejnë dhurata.

Edhe këtë 8 mars në botë janë mbajtur protesta.
Në Spanjë gratë vendosën të paralizojnë për 24 orë transportin e trenave. Me pankarta në duar ato kërkuan që t’i jepet fund kulturës maskiliste. Në Rumani po ashtu  u zhvilluan protesta kundër abuzimeve seksuale. Në Serbi gratë dhe vajzat mbanin në dorë pankarta ku lexohej Vdekje fashizmit-liri për gratë. Në Korenë e Jugut protestueset mbanin në duar trëndafila dhe postera të lëvizjes kundër abuzmit seksual. Protesta simbolike u zhvilluan edhe në Itali, Britani, Ukrainë apo Pakistan.

Article Logic
Execution time: 0.0036008358001709