INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Luftë” në Shkodër, PD: Do bllokojmë me çdo kusht konstituimin e këshillit bashkiak!

“Luftë” në Shkodër, PD: Do bllokojmë me çdo kusht konstituimin e këshillit bashkiak!

Publikuar më: 13:50 17-08-2019

Partia Demokratike e Shkodrës nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të hënën të konstituohet këshilli bashkiak i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes një deklarate për shtyp bëhet e ditur se “përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i Shkodrës”.

“Çdo përpjekje për të injoruar me arrogance mesazhin e shumicës së qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve të paligjshme për mbledhjen e institucioneve moniste të demaskuara tanimë botërisht i konsiderojmë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve” – thuhet në deklaratën e PD, dega Shkodër.

PD i bën thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste. E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar!

Kujtojmë se pak ditë më parë kryebashkiaku Valdrin Pjetri u dorëhoq pas akuzave të PD se ka qënë i dënuar në Itali për trafik droge. Prokuroria ka nisur tashmë një hetim ndaj Pjetrit.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723