Situata në zonën e Petro Ninit vijon të jetë e tensionuar. Policia në pamundësi që të kryejë detyrën të shembë godinën ka nisur të shoqërojë në komisariat disa banorë, të cilët po kundërshtojnë urdhërin. Mësohet se një pjesë e godinës është përfshirë nga flakët e mendohet se zjarri është i qëllimshëm.
Gjithë “përleshja” po ndodh dhe para syve të fëmijëve që po taumatizohen.