INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Luftë spiunësh’, Londra dëbon 23 diplomatë rusë

‘Luftë spiunësh’, Londra dëbon 23 diplomatë rusë

Publikuar më: 15:10 14-03-2018

Nuk ka paqe mes Britanisë dhe Rusisë.

Ndërsa Londra kërkon shpjegime sesi një agjent nervor rus u përdor për të helmuar ish-agjentin rus Skripal dhe vajzën Julia, Moska mohon cdo përfshirje duke mos iu përgjigjur ultimatumit  të Britanisë.

Por kjo nuk ka mjaftuar për kryeministren May e cila këtë të mërkurë kërkoi që të dëbohen 23 diplomatë rusë. Po ashtu Britania kërkon mbledhje urgjente të OKB-së.

May shtoi gjithashtu se nuk ka vend për elitat e korruptuara në Britani, duke paralajmëruar se asetet financiare të shtetasve rusë në vendin ishullor do të ngrihen, nëse rezultojnë të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare britanike.

Moska ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ultimatumit të Britanisë derisa nuk i jepet qasje në substancën kimike të përdorur në sulm.

Zyra e kryeministres May tha se ajo ka marrë mbështetje nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098