Ilir Meta dhe Lulzim Basha do të jenë sërisht bashkë. Kreu i LSI dhe ai i Partisë Demokratike janë ftuar në Konventën e Demokratëve Amerikanë që zhvillohet nga data 25 deri me 28 korrik, ku do të shpallet kandidatura për Presidente e SHBA zj.Hillary Clinton.
Mësohet se Kryeparlamentari është nisur pasditen e së dielës drejt Filadelfias, për të marrë pjesë në Konventë. Ndërkohë të njëjtat burime thanë se gjatë qendrimit 4 ditor, Kryetari i Kuvendit pritet të ketë takime edhe me drejtues të tjerë të lartë të SHBA-së.
Ndërkohë, burime nga PD konfirmojnë se Kryetari i PD, Lulzim Basha është nisur në orët e para të ditës së sotme drejt SHBA-së. Edhe lideri i PD-së do të zhvillohë takime të posaçme me drejtues të lartë të SHBA-së.
Qëndrimi 4 ditorë në SHBA mund të jetë një mundësi e mirë për dy lidërit politik shqiptar që të takohen me njëri tjetrin.