INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lulzim Basha: Mashtrim i pacipë për “propozimin e ri”, s’ka kusht të ri...[VIDEO]

Publikuar më: 08:14 21-07-2016

Kreu i opozitës këtë mëngjes ka dalë në konferencë të jashtëzakonshme për mediat duke e thënë qartë se reformën do ta votojnë në kuvend. Sipas Bashës mjegullnaja e një mbrëmje më parë është e papreçedentë. Ai tha se nuk ka kusht të ri nga opozita siç ka pretenduar mazhoranca.

Pjesë nga fjala e Bashës:
“Sot i bëj thirrje të gjitha palëve ta votojmë këtë marrëveshje. Për fat të keq kjo marrëveshje është vënë në dyshim. E para, ka pasur mirëkuptim prej kohësh se për 4 institucionet do të aplikohej e njëjta formulë. Të hënën kjo marrëveshje është konfirmuar nga PS. Është pretenduar dje se Basha ka prezantuar kushte të reja pasi është prezantuar kjo marrëveshje. Ky është një mashtrim i turpshëm. Ditën e hënë, PS i konfirmoi negociatorit tim se marrëveshja është për 4 institucionet. Sot dua të bëj me dije se çdo mashtrim nga pala kundërshtare bie përtokë me këto dy prova. Ku është kushti i ri? Ku është kushti i ri? Mbrëmë në mesnatë në moment sinqeriteti Fatmir Xhafaj pranoi se drafti zyrtar i PS që ndodhet sot në Kuvend sipas procedurave zyrtare, nuk përfshin as rekomandimet Nuland as rekomandimet Hahn. PD kurrë nuk e ka pranuar këtë draft. Pjesa për KLGJ dhe KLP është formula e vjetër. Pse ndodh kjo? Për ne, kemi një marrëveshje. I përmbahemi kësaj marrëveshje, jemi gati ta votojmë sot në Parlament. Pse do t’i anonçonim marrëveshjet Kancelares Angela Merkel etj. Pse do ta bënim këtë? Ka një marrëveshje dhe Edi Rama duhet ta zbatojë këtë marrëveshje. Ky është një mashtrim i pacipë! PD do të jetë sot në Parlament për këtë marrëveshje. I I bëj thirrje të heqë dorë nga lojrat”.

Article Logic
Execution time: 0.0035648345947266