INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha plas “bombën”: Xhafaj i ofroi 200 mln euro 'Dëshmitarit X' që të mohojë video-përgjimin, i dërgoi vrasës nga...

Lulzim Basha plas “bombën”: Xhafaj i ofroi 200 mln euro 'Dëshmitarit X' që të mohojë video-përgjimin, i dërgoi vrasës nga...

Publikuar më: 19:45 23-05-2018

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim basha ka dalë sot para mediave për të denoncuar kërcënimet dhe ndaj dëshmitarit X të audio-përgjimit dhe gazetarit.

Basha deklaroi se njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të Albert Veliut 200 mijë euro që ai të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra publike. Basha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Jam sonte në këtë orë të mbrëmjes para jush për të denoncuar thellimin e skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të kërcënuar gazetarin investigativ Jetmir Olldashi dhe për ti bërë presión dëshmitarit X, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij.

Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike”.

Article Logic
Execution time: 0.0026381015777588