INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha: Struktura antikorrupsion do votohet. Ka dhe një mesazh për Donald Lu

Lulzim Basha: Struktura antikorrupsion do votohet. Ka dhe një mesazh për Donald Lu

Publikuar më: 14:12 05-10-2016

Kryetari i opozitës Lulzim Basha në një dalje për mediat ka siguruar se PD do të votojë të enjte në seancë parlamentare, ligjin për Stukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Ai dha e një paralajmërim se ky nuk do të jetë një lajm i mirë për Ramën dhe ministrant e korruptuar. Basha e quajti miratimin e këtij ligji makth të tyre.
“Ligji i SPAK, i zgjidh duart atyre punonjëve me integritet që të vazhdojnë hetimet për ata zyrtarë që zhdukin paratë e subvencionev. Nesër ata do të kenë një lajm të mirë, sepse SPAK do të jetë një aleat i fuqishëm për PD-në sot në opozitë dhe nesër në qeverisje, për ta nxjerrë vendin nga krizat. Edhe javët e fundit, Tahiri dhe Rama bënë gjithçka që kësaj strukture të veçantë t’i vendosnin mbi kokë figura politike që sot zaptojnë zyrat e shtetit, siç janë të dërguarit e Ramës në Drejtorinë e Pastrimit të Parave apo atë të dokumentacionit të klasifikuar, por në fakt, pas këmbëguljes tonë të gjitha këto kanë rënë dhe ligji nesër është në parametrat e kërkuar,” – tha Basha.
Kreu i opozitës u pyet për reagimin e Donald Lu që të PD të mos e ankimojë Vetingun në Kushtetuese dhe tha: “Kjo deklaratë është lexuar gabim, shiheni, por gjithsesi nuk ka ambasador të më tregojë si të kryej detyrën time kushtetuese dhe si qytetar. Ambasadorët kanë punën e tyre, unë kam punën time me ndërgjegjë të plotë.”

Article Logic
Execution time: 0.0035581588745117