Lumi Erzen ka dalë nga shtrati duke përmbytur 20 banesa në Shijak, ndërkohë kërcënohen qindra banesa të tjera përgjatë bregut të lumit por dhe në fshatrat për rreth. Banesa e përmbytura kanë rreth një metër ujë brenda tyre. Është hera e pestë që lumi Erzen përmbyt banesat rreth tij. Mbi 30 familje janë përmbytur në fshatin Bregu i Shkozës të bashkisë së Vorës. Kryeplaku Isuf Alla bëri thirrje për ndihmë në veshmbathje e ushqim për banorët e prekur nga përmbytjet.“Katet e para të këtyre banesave janë të pabanueshme. Kemi nevojë për veshmbathje dhe ushqime. Në orën 21:00 doli lumi nga shtrati. Banorët janë evakuuar te familjarët e tyre”, tha Isuf Alla.