INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lungomarja një mashtrim: Partia Demokratike në krah të protestuesve në Vlorë

Lungomarja një mashtrim: Partia Demokratike në krah të protestuesve në Vlorë

Publikuar më: 14:16 06-03-2016

Qindra qytetarë të Vlorës protestojnë kudnër projektit të Lungomares në Vlorë, ku sipas tyre me zbatimin e këtij projekti po ju bëhet një abuzimin e madh financiar e mjedisor. Edhe drejtues të PD-së Vlorës dhe përfaqësues të partisë ishin në krah të qytetarëve dhe kërkesave të tyre. Ata iu bashkuan protestës së vlonjatëve, për katastrofën mjedisore që po shkakton projekti i Ramës. Qytetarë shprehen të revoltuar me shkatërrimin e perlës së Jugut, duke e kthyer atë në një gërmadhë shtufi. Jemi këtu, sepse na dhimbset Vlora dhe na tmerron kjo pamje, thanë protestuesit.

Deputetja e PD-së Liliana Elmazi e krahasoi gjendjen e Lungomares me shkatërrimet e tritolit në të gjithë bregun e jugut.

“Nga informacionet që kam, pasi ky projekt nuk është fare transparent, nuk ka fare projekt, janë harxhuar 1.7 milionë euro, por çfarë kanë bërë. Kanë marrë rërë dhe shtuf, çakull e në fund mbulohet me rërë. Ky është projekti madhor i kryeministrit për Vlorën. Unë nuk habitem aspak, por as qytetarët”.

Rrëzimi i kryeministrit Rama do të vijë nga Vlora aty ku edhe morri mandatin e deputetit, ishte mesazhi i protestës në Vlorë.

Article Logic
Execution time: 0.0042438507080078