Hëna e plotë e verës ka "transformuar" me magjinë e saj Athinën, Selanikun dhe pjesë të tjera të Greqisë. Mijëra njerëz u mblodhën në zona të hapura arkeologjike dhe jo vetëm, për të shijuar magjinë që hëna solli mbrëmjen e djeshme ku ngjarjet kulturore u ndoqën nën dritën e hënës. Koncerte muzikore, me poezi dhe shfaqje teatrale u zhvilluan në shumë pjesë të vendit. Gjithashtu, shumë vende dhe muze arkeologjike kanë qenë të hapura për publikun, në mënyrë që të gjithë ta gëzonin këtë natë magjike.