INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majko: Marrëveshjet nuk bëhen me mollë, pjeshkë, ngjala dhe hamburger

Majko: Marrëveshjet nuk bëhen me mollë, pjeshkë, ngjala dhe hamburger

Publikuar më: 12:46 12-09-2019

"Me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger nuk mund të bëjmë marrëveshje” kështu u shpreh sot në seancë plenare, ministri për diasporën Pandeli Majko, ndërsa kërkoi nga opozita në sallë të lerë mënjanë batutat.

“Unë e mora fjalën për të bërë një koment për këtë marrëveshje me Kanadanë.

Nuk janë marrëveshje të lehta, kanë kosto të madhe, por ajo që doja të nënvizoja… kanë një rëndësi sepse krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigranteve tanë.

Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, jashtë kësaj salle, politika është matematikë do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë.

Me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger me ca të doni. Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, këtë nuk e kanë bërë as me batuta, as sharje, por akte dhe lojë të ndershme”, tha Majko.

Article Logic
Execution time: 0.0032658576965332