INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majlinda Bregu si Selami: Duhet të miratojmë reformën në Drejtësi

Majlinda Bregu si Selami: Duhet të miratojmë reformën në Drejtësi

Publikuar më: 18:46 19-07-2016

Majlinda Bregu në mbledhjen e Grupit Parlamentar, të Partisë Demokratike, është shprehur në të njëjtën linjë si deputeti Eduard Selami. Bregu ia ka bërë të qartë Bashës kërkesën për të votuar reformën në drejtësi në mbledhjen që po zhvillohet aktualisht në selinë blu.

Ish-ministrja e Integrimit ka theksuar se PD nuk mund t’i hapë luftë ambasadës amerikane dhe as të presë votat e Ilir Metës.

Çdo ambasador që vjen në Shqipëri është me një mision të caktuar. Në të njëjtën mision kanë qenë edhe në Shqipëri me dëshirën e mirë për të miratuar një reformë në drejtësi. Unë nuk shoh asnjë diversion.
Me të thënë të drejtë, filmat me diversant dhe desantë ajror, unë nuk i shoh që kur kam qenë kalama. As nuk dua të mendoj se ka një arsye tjetër, përveç faktit se kjo është një reformë jetike për shqiptarët. Nuk them asnjë gjë të re dhe nuk përbëj lajm, them atë që kam thënë prej 1 viti, reforma në drejtësi duhet të miratohet të enjten, u shpreh Bregu në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

Ndërkohë që më herët Selami njoftoi se do të votonte për reformën pavarësisht qëndrimit të PD-së, ndërsa gjatë mbledhjes ka kritikuar Bashën për klimën që ka krijuar me zyrtarët amerikanë. 

“Na keni futur në kurthin e sherrit me ndërkombëtarët”, mësohet të ketë thënë Selami gjatë mbledhjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891