Pesë majmunë të klonuar kanë lindur pas një eksperimenti të realizuar në Kinë. Këto klone janë kultivuar posaçërisht për të krijuar një popullatë 'të sëmurë' të kafshëve që do të përdoren për testet laboratorike.Krijesat janë krijuar duke përdorur teknikën e transferimit bërthamor të qelizave të vetme, që përfshin transferimin e ADN-së së bërthamës qelizore në një qelizë vezësh të dhuruara, e cila më pas nxitet të zhvillohet në një embrion.
Kjo teknikë duket sikur paralajmëron se klonimi i njeriut është edhe më e afërt.
"Ju mund të prodhoni majmunë të klonuar me të njëjtën origjinë gjenetike përveç genit që ju manipuloni’, tha Dr Qiang Sun, shkencëtari kinez që udhëhoqi ekipin që prodhoi hulumtimin e botuar në revistën Cell.
Klonimi do të krijojë mundësinë të studiohen sëmundje të cilat deri tani ishin të pamundura të riprodhoheshin në laboratorë.
Majmunët e klonuar mbartin sëmundjet si diabeti dhe kanceri.
"Çrregullimet e ritmit të qarkullimit të gjakut mund të çojnë në shumë sëmundje njerëzore, përfshirë diabetin, kancerin dhe sëmundjet neurologjike", tha një nga shkencëtarët kinezë.
Për këtë, shtoi ai, "majmunët që kemi klonuar mund të përdoren për të studiuar zhvillimin e këtyre sëmundjeve dhe terapitë e mundshme".