INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makabre: Xhaxhai i pret kokën nipit 12 vjeç në Vlorë

Makabre: Xhaxhai i pret kokën nipit 12 vjeç në Vlorë

Publikuar më: 11:24 17-08-2016

Tmerr në Vlorë. Mund të themi pa frikë se ngjarja e shënuar këtë të mërkurë në qarkun e Vlorës është më e rënda e këtyrë muajve në vendin tonë. 31 vjeçari Jorgo Zani ka vrarë nipin e tij vetëm 12 vjeç.
Ngjarja më e rëndë është shënuar në Palasë, ku është gjetur një adoleshent i masakruar dhe autori i krimit barbar dyshohet se është pikërisht xhaxhai i viktimës, një person me të meta mendore.
Ngjarja është njoftuar pasi në fshat është gjetur një trup pa kokë, që i përket 12-vjeçarit Adrian Zani. Hetimet e policisë kanë çuar në një shtëpi ku ishte pikërisht xhaxhai i viktimës, Jorgo Zani, 31 vjeç.
Aty është zbardhur dhe e vërteta e ngjarjes së tmerrshme. Pas krimit makabër, autori 31 vjeçar kishte marrë kokën e viktimës dhe ishte futur në shtëpi. Personi i sëmurë është shoqëruar menjëherë në Postën e Policisë në Dhërmi, ndërkohë që ende nuk janë sqaruar detaje të ngjarjes së rëndë.
Mësohet se 31-vjeçari Jorgo Zani ishte shtruar disa herë në psikiatri dhe ishte liruar sërish.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943