Policia këtë mëngjes ka raportuar se në Elbasan ka marrë flakë një automjet, fatmirësisht pa të lënduar. Kjo ka ndodhur gjatë kohës që makina tip “Renault” ishte parkuar në lagjen “Partizani” në Elbasan, në pronësi të një 44-vjeçari.
“Gjatë natës në lagjen “Partizani” , Elbasan, ka marrë flakë mjeti tip “Renault” me targa AA 841 CK, në pronësi të 44 vjeçarit, banues në lagjen Partizani, i cili ishte i parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes”, njoftoi policia.