INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Makina e ushtrisë në shërbim të ministres”, reagon FA

“Makina e ushtrisë në shërbim të ministres”, reagon FA

Publikuar më: 17:43 21-10-2016

Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura është detyruar të reagojë pas publikimit në rrjetet sociale të disa fotove ku pretendohej se një makinë e ushtrisë po transportonte mobiliet e ministres për Parlamentin, Ermonela Felaj.

Në reagim thuhet se mobiliet ishin të kapiten Marlon Nasit dhe bazuar në një urdhër të ministrit të Mbrojtjes në 2003-in, “çdo ushtaraku që ndërron banesë i sigurohet një mjet për transportin e orendive shtëpiake, nga njëra banesë në tjetrën”.

Reagimi i plotë i Komandës Mbështetëse:

Dëshirojmë të sqarojë opinionin publik lidhur me disa foto të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet një mjet dhe efektivë të Forcave të Armatosura duke transportuar orendi shtëpiake.

Komanda Mbështetëse bën me dije se në bazë të urdhrit nr. 411 datë 02.09.2003 të ministrit të Mbrojtjes, çdo ushtaraku që ndërron banesë i sigurohet një mjet për transportin e orendive shtëpiake, nga njëra banesë në tjetrën.

Në bazë të urdhrit nr. 411 datë 02.09.2003 të ministrit të Mbrojtjes është përgatitur urdhri nga komandanti i Batalionit të Transportit për vënien në dispozicion të transportit të orendive shtëpiake të kapiten Marlon Nasi, nga banesa e tij e mëparshme te Restorant Durrësi, për tek banesa e tij e re te Rruga e Elbasanit.

Komanda Mbështetëse vlerëson se publikimi në fjalë është në rastin më të mirë, i pasaktë dhe në rastin më të keq, është dashakeq dhe që kërkon keqinformojë publikun dhe të cenojë punën e Forcave të Armatosura.

Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura inkurajon çdo media apo individ të denoncojnë me fakte çdo rast abuziv që ka të bëjë me punën e kësaj njësie të rëndësishme të FA.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719