INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mali i Zi vendos ushtrinë në kufi me Shqipërinë

Mali i Zi vendos ushtrinë në kufi me Shqipërinë

Publikuar më: 15:43 17-08-2018

Kalimi i emigrantëve klandestinë prej Shqipërisë drejt vendeve të BE-së ka vënë në alarm Malin e Zi. Ministria e Mbrojtjes së këtij shteti ka bërë të ditur se ushtria është vendosur në kufirin me Shqipërinë për të ndaluar kalimin e emigrantëve që vijnë prej zonave të luftës.
"Kufiri do të kontrollohet nga patrulla policore të përziera të Policisë dhe Armatës së Malit të Zi, kryesisht për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, si dhe veprime të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare” , thuhet në deklaratën për mediat.
Nisma është marrë në bazë të vendimit të Këshillit të Mbrojtjes dhe të Sigurisë. Ndërkohë dhe në Shqipëri është forcuar kontrolli kufitar. Pas shoqërimit në komisariat ku japin dëshminë emigrantët dërgohen në qendrën e azilit. Por shpesh dhe prej aty gjenden rrugët për të vazhduar tentativën e kalimit në vendet e unionit. Për shkak të situatës së krijuar kreu i departamentit për mbikqyrjen e kufirit shtetëror të Malit të Zi, paralajmëroi në muajin maj ngritjen e një muri me tela, por tashmë duket se pengesë do të bëhet ushtria. Edhe Komisioni Evropian ka marrë në diskutim situatën e krijuar. Për këtë qëllim u propozua dhe prezenca e 30 forcave të ‘Fronteks’ në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe kryesisht në kakvie si pikën më të nxehtë. Mes vendeve të BE-së debati ka mbetur i hapur, ku propozimi për shpërndarjen e drejtë të azilkërkuesve dhe ideja e qëndrimit në vendin e parë mbeten molla e sherrit për shtetet më të mëdha të unionit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025849342346191