Vijojnë prej 24 orësh flakët e zjarrit në mali i Kreshtës në Ungrej të Lezhës është përfshirë nga zjarri ndërsa Forcat e Armatosura në Vaun e Dejës janë angazhuar me burime njerëzore dhe automjete për shuarjen e tij. Ngjarja është regjistruar pranë fshatit Zimaj, ndërsa flakët janë prezente edhe sot.
Shkak i mosvënies së flakëve nën kontroll është bërë largësia e madhe nga qyteti i Lezhës për të dërguar në vendin e ngjarjes zjarrfikëse.
Ndërkohë, vatra zjarri ka dhe në Vaun e Dejës në Shkodër, ku Forcat e Armatosura janë angazhuar për shuarjen e flakëve që mbrëmë.