Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras (6 shtator 2018). Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, afër xhamisë së qytetit, ku shtetasi Indrit Pepa (Në foto) është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i plagosur rëndë. 27-vjeçari, banues në Mamurras, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë. Policia ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Pepa, babai i një fëmije të mitur jetonte jashtë shtetit dhe mësohet se kishte ardhur se fundi në vend. Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kjo është vrasja e dytë në Mamurras në harkun e pak orëve. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:34, një 14 vjeçar u plagos rëndë me thikë pas një sherri me 15-vjeçarin me iniciale A.Xh. Viktima, Adriel Sala, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore procedurale, për veprën penale të kryer.