Në mbledhjen ku po diskutohen 2 kërkesat ankimore për qarkun e Tiranës, PS ka pranuar hapjen e kutive të kërkuara nga PDIU, e cila pretendon se i është grabitur mandati i deputetit në këtë qark. Ka qenë përfaqësuesi ligjor i PS Eridian Saliani ai që ka pranuar të hapen kutitë, pasi për PS është më i rëndësishëm procesi se sa rezultatit.
Eridian Saliani:
“Për ne ka më shumë rëndësi procesi se sa mandati. Ps po për hapjen e kutive ku kërkohet dhe ku ka dyshim. Nuk duam të bëjmë pis procesin për vetëm 65 fletë votimi në 2 milion votues. Jemi pro kërkesës së PDIU për hapjen e kutive”.