INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manjani ironizon Ramën: “Qeveri e vogël, por zëvendës-qeveri e madhe”

Manjani ironizon Ramën: “Qeveri e vogël, por zëvendës-qeveri e madhe”

Publikuar më: 13:37 07-10-2017

Ish-minstri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pasi kryeministri Edi rama bëri publik zëvendësministrat e kabinetit qeveritar. Manjani ka ironizuar shtimin e numrit të tyre duke i konsideruar ata si një ushtri zyrtarësh të mirëpaguar, por pa asnjë mision.
“Meqë kishte ankesa për qeverinë e vogël, ja ku u gjet dhe zgjidhja: Krijohet zëvendës-qeveria e madhe! Një ushtri zyrtarësh të mirëpaguar, por pa asnjë mision e as kompetencë ligjore. Detyra e vetme ligjore e Zëvendësministrit është: Të zëvendësojë Ministrin kur ky i fundit është në pamundësi për të kryer detyrën!”-shkruan Manjani në facebook. Sipas tij, vendosja e më shumë se një zëvendësministri është një vendim i kot.
“Çdo detyrë tjetër që mund ti jepet, nuk e bën Zëvendës Ministrin as mbi ministër e as Ministër më vete! Kushtetuta njeh vetëm Ministrin, Këshillin e Ministrave ( jo Këshillin e Zëvendës Ministrave) dhe Kryeministrin (jo Kryezëvendësmimistrin). Ndaj çdo ministër mjafton të ketë nje zëvendës! Më shumë është më kot!” –thotë ish-ministri duke shtuar se reforma qeverisëse është në fakt goditje ndaj kundërshtarit politik. “Pra edhe Rilindja nuk pati këllqe ta çojë deri në fund reformën qeverisëse! Edhe ajo si qeverisjet e mëparshme, e konsiderojnë reformën: goditje të kundërshtarit politik! Ta gëzojmë edhe zëvendës qeverinë!”-ironizon Manjani.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664