INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manjani “kapërcen” paraburgimin

Manjani “kapërcen” paraburgimin

Publikuar më: 16:49 18-03-2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kërkuar ndryshime të Kodit të Proçedurës penale në rastet e arrestimit në flagrancë.

Gjatë një takimi që pati me avokatët penalistë, Manjani u shpreh se nuk ka kuptim që një person i arrestuar për armëmbajtje pa leje apo i kapur në flagrancë për  vepra të ndryshme penale, të shkojë në fillim në paraburgim. Manjani u shpreh se i arrestuari në flagrancë duhet të dalë direkt në gjyq. “Sigurisht drejtësia penale e sotme ka probleme, nuk është aty ku duhet. Sot në sistemin penitenciar shqiptar ,  më shumë se gjysma e personave të izoluar janë persona të padënuar ende. Duhet ta reformojmë  thellë hetimin penal. Duhet të zbatojmë mirë parimet e Kodit të Proçedurave Penale. Është e papranueshme që një person që arrestohet për armëmbajtje pa leje çohet në gjykim, nuk mbahet në paraburgim. Nuk është vetëm çështje kostosh, por çështje standardi e të drejtave të njeriut dhe e kulturës së ndëshkueshmërisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë

 

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434