INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manjani letër Komisionit të Venecias: Marrëveshja PD-PS nuk mjafton për konsensus

Manjani letër Komisionit të Venecias: Marrëveshja PD-PS nuk mjafton për konsensus

Publikuar më: 11:38 27-07-2016

Komisioni i Venecias ka bërë një punë kolosale për reformën në drejtësi në Shqipëri, ku propozimet e palës shqiptare janë rrëzuar disa herë prej saj. Por sot, kur Parlamenti Shqiptar ka miratuar me 140 vota pro ndryshimet kushtetuese, Ministri i Drejtësisë ka një falenderim të madh për Komisionin e Venecias. Nëpërmjet një letre drejtuar kreut të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, Ylli Manjani i shpreh falënderimet për ekspertizën e dhënë për kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i Ministrisë së Drejtësisë, thotë se votimi i 22 korrikut, tregoi se marrëveshja politike PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus.
Reagimi i Manjanit:
Dje nëpërmjet një letre zyrtare, falenderova Komisionin e Venecias dhe zotin Gianni Buquicchio. Kontributi i këtij think-tank, më i miri i rruzullit, ishte i jashtëzakonshëm! Na kushtuan vëmendje me shumë seriozitet pavarësisht krizës kushtetuese në Poloni e Hungari (anëtare të BE) dhe krizës së zakonshme në Turqi. Për dy raportet e ndërmjetme dhe raportin final, faleminderit Komisionit të Venecias!
Kushtetutën e ndryshuam edhe plot katër herë të tjera para datës 21 korrik! Ndërsa në 2008 ndryshuam ekuilibrin e pushteteve, Republikën e bëmë me kryeministër të fortë dhe me Parlament 100% partiak! Të djegur nga qumështi i zgjedhjes së Presidentit me vota të trafikuara, i frymë kosit të shumicës se reduktuar.
Në asnjë rast e për asnjë çështje të tillë nuk e pyetëm më parë Komisionin e Venecias! Marrëveshjet PS-PD i quajtëm më të rëndësishme…! Por, votimi i 21-22 Korrikut tregoi se marrëveshja PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus! Kështu që faleminderit Venecia”!

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389