INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Manjani sërish në vëmendje. Socialistët i kërkojnë vizitat mjekësore [Video]

Publikuar më: 17:27 31-01-2017

Një ditë pas akuzave të rënda që ministri i Drejtësisë Ylli Manjani adresoi për ministat dhe kryeministrin e qeverisë, kanë ardhur dhe regimet e deputetëve. Deputeti Pirro Lutaj tha se “ përgjigja për akuzat e bëra nga Manjani do të vij pasi më parë ti bëhet një analizë mjekësore. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Manjani, pas kësaj kërkese të ardhur nga kolegët e vet në koalicion. Manjani shkruan se ajo çfarë Lutaj duhet të kërkoj janë anlizat mjekësore të kryetarit të vet.

“Po lexoj në një portal që, një deputet koti i Komisionit të Ligjeve kërkon analizat e mia mjekësore..!
I sugjeroj deputetit rilindas të kërkojë analizat e Kryetarit të vet!
Nëse nuk ja jep i sugjeroj ta kerkojë në memorien e shtypit shqipëtar. Ja ka botuar Gazeta Tema kohë më pare”-shkruan Manjani në rrjetin social Facebook.Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri akuzoi mazhorancën se po e konsideron minsitrin e saj të çmendur ndërkohë që me veprimet e tyre po tentojnë të kthehen në kohën e Mehmet Shehut.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775