INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedoni. Gjykata rrëzon nismat kundër referendumit

Maqedoni. Gjykata rrëzon nismat kundër referendumit

Publikuar më: 16:47 19-09-2018

Dhjetë ditë para mbajtjes së referendumit mbi emrin, gjykata Kushtetuese në Maqedoni ka rrëzuar ankimin kundër mbajtjes së referendumit. Me shtatë vota “kundër” dhe dy “pro”, anëtarët e kushtetueses kanë hedhur poshtë iniciativën për vlerësimin e ligjshmërisë së referendumit. Kreu i kushtetueses, i cili dha votën e tij kundër analizës së pyetjes së referendumit, e argumenton në këtë mënyrë qëndrimin e tij.
“ Mbase në vendim ka disa çështje që ngrenë dilema, por që nuk përbëjnë bazë formale juridike për procedim dhe vlerësim. Vendimi si materie është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin mbi referendumin’’
Dy anëtarë të kushtetueses në Maqedoni kërkuan që të bëhej analiza e pyetjes, e cila do t’ju bëhet qytetarëve në 30 shtator. Për Gjykatësen Elena Gosheva pyetja e referendumit është e habitshme dhe qytetarëve i imponon votimin “pro”.
“Si fillim, pyetja nuk parashikon të gjitha elementet sipas ligjit. Pyetja nuk ka sqarim dhe huton qytetarët. Gjithashtu aty nuk përmendet askund se ndryshohet emri i shtetit. Në vendim nuk është dhënë asnjë detaj nga marrëveshja e Prespës. Element tjetër është se këtë marrëveshje e ka arritur një organ jo legjitim për marrëveshje të kësaj natyre. Në këtë mënyrë Kuvendi ia merr të drejtën qytetarëve’’
Partitë opozitare kërkuan vlerësimin e thirrjes për referendum, e cila ka marrë përgjigjen e formës së prerë pranë organeve të drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264