INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia ndjek shembullin e Ramës. 'Lojërat e Fatit' drejt mbylljes

Maqedonia ndjek shembullin e Ramës. 'Lojërat e Fatit' drejt mbylljes

Publikuar më: 15:19 30-10-2018

Maqedonia duket se do të ndjek shembullin e qeverisë së Edi Ramës lidhur me Lojërat e Fatit. Partitë shqiptare janë të gatshme të përkrahin ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në Maqedoni.  Zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha thotë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë përkatësisht Ministria e Financave është në fazën e përgatitjes së ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Lojërat e Fatit. Hoxha ka bërë të ditur se drafti do të publikohet në platformën ENER, ku postohen të  gjitha projekt-ligjet e qeverisë së Maqedonisë për të marrë mendime nga opinioni publik.  Teksti final do të kalojë në debat qeveritar dhe më pas do të dërgohet për miratim në Parlamentin e Maqedonisë.  Sipas zëdhënësit të kabinetit për çdo vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë opinioni do të jetë i njoftuar në kohë. Edhe partitë politike shqiptare përkrahin mbylljen e kazinove dhe basteve. Aleanca për Shqiptarët, pohon se do të marri vendimin më të mirë në favor të qytetarëve duke luftuar këto fenomene shkatërruese për shoqërinë. Edhe Lëvizja Besa, pjesë e shumicës parlamentare nuk përjashton mundësinë e përkrahjes së një ligji të tillë. “Ne na duket qëndrim i drejtë ai i Qeverisë shqiptare dhe ne do diskutojmë në Qeveri një mundësi të tillë. Gjithsesi mbetemi të përkushtuar në luftën kundër veseve shoqërore”, thotë zëdhënësi i Lëvizjes BESA.

Article Logic
Execution time: 0.0036988258361816