INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Maqedonia në kaos. Kriza politike bllokon edhe zgjedhjet lokale [VIDEO]

Publikuar më: 14:22 15-05-2017

Maqedonisë i shtohet edhe një tjetër problem. Kriza ku është futur vendi për shkak të mos formimit të qeverisë së re ka bërë që të bllokohen zgjedhjet lokale. Kjo e hënë 15 maji shënon ditën e skadimit të mandatit katërvjeçar për 80 kryetarë komunash, 10 nga të cilët përbëjnë qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e pushtetit lokal. Votimet duhej të ishin zhvilluar muajin kaluar, por për shkak të krizës politike në vend, nuk u arrit të shpalleshin në afatin e caktuar. Kuvendi i Maqedonisë do të vendos datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale ndërkohë që lideri i VMRO-DPMNE  Nikolla Gruevski tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen në kohë sa më të shkurt brenda 45 ditëve sipas ligjit. Dhe sipas tij kjo datë është 2 korriku. Por nëse ky afat nuk pranohet atëherë mund të caktohen dy data të mundshme në shtator. Dhe si afat të fundit fare Gruevski deklaroi se do të pranojnë 15 tetorin. Krerët e grupeve parlamentare janë thirrur të hënën në takim nga  kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, një përballje kjo gjatë së cilës pritet të vendoset mbi ndryshimet e nevojshme për shtyrjen e zgjedhjeve dhe zhbllokimin e punës së komunave.

Article Logic
Execution time: 0.0031437873840332