INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia në zgjedhje të parakohëshme. Ja data…

Maqedonia në zgjedhje të parakohëshme. Ja data…

Publikuar më: 17:31 18-01-2016

Maqedonia pas dorëheqjes së kryeministrit, Nikolla Gruevskit vendos të mbajë zgjedhjet e parakohshme më 24 prill. Kjo u konfirmua ditën e sotme teksa eurokomisioneri për zgjerim në BE, Johanes Hahn zhvilloi takime me krerët e partive politike. Po kështu edhe zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijanic ka bërë thirrje që palët politike të zbatojnë marrëveshjen e arritur më parë.
Kryeministri i përkohshëm i Maqedonisë do të jetë Emil Dimitriev. Ai do të drejtojë vendin në këto pak muaj dhe do të merret me përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Pas krizës politike të vitit të kaluar e pas presionit opozitar me publikimin e përgjimeve, palët politike u ulën në bisedime dhe së fundmi arritën një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme në pranverë të vitit 2016.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031390190124512