INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia vendos për emrin e ri. Nis raundi i fundit në Parlament

Maqedonia vendos për emrin e ri. Nis raundi i fundit në Parlament

Publikuar më: 12:10 09-01-2019

Parlamenti i Maqedonisë pritet që të miratojë katër ndryshimet në Kushtetutë lidhur me marrëveshjen e Prespës. Sot fillon faza e tretë dhe finale për ndryshimin e Kushtetutës, nëpërmjet së cilës bëhet i munudur ndryshimi i emrit të vendit . Që të kalojë teksti i amendamenteve kushtetuese të propozuar nga Qeveria, duhet të mbështeten nga së paku dy të tretat e deputetëve në Kuvend ose 80 deputetë të votojnë “pro”. Kryeministri Zoran Zaev është shprehur optimist se do të sigurohen 80 vota në Kuvend në votimin final për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, e cila parasheh ndryshime kushtetuese në Maqedoni. Në kuadër të ndryshimeve do të përfshihen edhe amendamentet e partive opozitare shqiptare si ASH-së dhe Lëvizjes BESA.VMRO-DPMNE ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Seanca finale sipas rregullores së Kuvendit nuk mund të zgjas më shumë se dhjetë ditë. Pasi të përfundojë procesi i ndryshimeve kushtetuese Shkup mbyll pjesën e vet ndërkohë që edhe Greqia duhet të përfundojë këtë process  duke ratifikuar me shumicë votash të deputetëve marrëveshjen. Edhe Tsipras ka shprehur bindjen bindur se do të arrijë që të ratifikojë marrëveshjen.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432