INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja e Prespës, liderët shqiptarë bëhen bashkë: Sinjal pozitiv! [FOTO]

Marrëveshja e Prespës, liderët shqiptarë bëhen bashkë: Sinjal pozitiv! [FOTO]

Publikuar më: 19:57 25-01-2019

Sot, më 25 janar të vitit 2019, Kuvendi i Greqisë me 153 vota “PËR”, 146 vota “KUNDËR” dhe 1 votë “TË PËRMBAJTUR” ka ratifikuar marrëveshjen me të cilën Maqedonisë i ndërrohet emri i shtetit në: MAQEDONIA E VERIUT.

Pas kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, kanë reaguar liderët shqiptarë të cilët e kanë quajtur si një sinjal pozitiv për paqen në rajon.

“Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, një zhvillim tejet pozitiv dhe mjaft i rëndësishëm për rajonin tonë, pëër më shumë integrim, për forcimin e paqes dhe për më shumë stabilitet. Ky zhvillim hap perspektivën e proceseve të integrimit të mëtejshëm mes vendeve të rajonit dhe të të gjithë rajonit në Bashkimin Europian”, shkruan Kryemadhi.

orst.png

 

“Përshëndes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti helen, që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit”, shprehet Basha.

bsht.png

 

“Ratifikimi nga Parlamenti i marrëveshjes së Prespës është një veprim kurajoz dhe kontribut për paqen i fqinjit tonë jugor, Greqisë. Ky vendim mund të merrej nga nga një qeveri dhe parlament vizionar.

Marrëveshja midis fqinjëve tanë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, tregon se Ballkani po çlirohet nga inercitë shekullore, që kanë ngadalësuar, por nuk mund të pengojnë emancipimin e gadishullit”, thuhet në prononcimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

"Nje arritje per NATO-n, paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone! Te dashur miq, miratimi mbreme nga parlamenti helen i marreveshjes se Prespes eshte nje akt per t’u pershendetur, pasi shenon nje arritje te rendesishme per vendet fqinje firmetare te saj, por dhe per NATOn, paqen dhe stabilitetin ne rajon! sb", shkruan Sali Berisha.

net.png

 

“Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike!”, shkruan presidenti Meta. 

met.png

 

Përsëri shpreh respekte dhe urime për Ciprasin dhe Zaevin dhe për arritjen e tyre historike dhe fundin e konfliktit të gjatë midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore. Ishte vështirë dhe akoma do të prodhojë një politikë të vjetër lokale, por me të vërtetë e realizuat shumë mirë miqtë e mi të dashur”- shkruan Rama.

dear.png

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725