INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja është në fuqi, Ja sa ju kushon një thirrje telefonike në Kosovë

Marrëveshja është në fuqi, Ja sa ju kushon një thirrje telefonike në Kosovë

Publikuar më: 10:14 20-06-2019

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka njoftuar se operatorët e telefonisë mobile në Kosovë, tashmë kanë filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave të “roaming”-ut.

Lluka, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se duke nisur nga data 15 nga Shqipëria mund të bëhen thirrje në Kosovë me 15 – 16 cent për minutë, dhe pa  pasur nevojë të aktivizoni ndonjë pako paraprakisht.

“Edhe opertorët e telefonisë mobile në Kosovë kanë filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave të roamingut. Sot nga Shqipëria mund të bëni thirrje në Kosovë me 15 - 16 cent për minut, pa pasur nevojë të aktivizoni ndonjë pako paraprakisht”, shkruan ai.

Thirrjet telefonike para datës 15 qershor ka kushtuar jo më pak se 2.5 EUR për minutë. “Marrëveshja për eliminimin e tarifave të roamingut me Shqipëri parasheh ulje të cmimeve mbi 90% nga 15 qershor 2019 dhe eliminim të tërësishëm të këtyre tarifave deri me 15 qershor 2021. Pra deklarata ime ka qenë që ka filluar implementimi i marrëveshjes dhe në asnjë moment nuk kam thënë që është hequr roaming”, shkruan ministri i Ekonomisë së Kosovës.

valdrin.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615