INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja Rama – Basha, agrarët tërheqin ankimimin në Kolegj Zgjedhor

Marrëveshja Rama – Basha, agrarët tërheqin ankimimin në Kolegj Zgjedhor

Publikuar më: 08:55 18-05-2017

Nisin e efeketet e para të arritjes së marrëveshjes politike mes kryeministrit Rama dhe Lulzim Bashës.
Partia Agrare Ambjentaliste është tërhequr nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor për shpalljen të pavlefshme të listave shumëemërore të kandidatëve për deputetë, duke ia lënë kështu në dorë fatin e datës së zgjedhjeve marrëveshjes së arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sot ishte parashikuar që Kolegji Zgjedhor të merrte në shqyrtim kërkesën e PAA-së.
Kreu i PAA-së, Agron Duka konfirmoi se kjo tërheqje është dhe pjesë e paktit të arritur mes palëve:
“Sapo u bë marrëveshja, vendimi e humb sensin sepse ne padinë e kishim bërë për të shtyrë datën e zgjedhjeve, kur kjo bëhet me dakordësi, në një akord politik mendoj që nuk ja vlen më që të vazhdojmë ta ndjekim në rrugë juridike. Në këto kushte u tërhoqëm nga padia. E ka humbur sensin, nuk ka më logjikë. Derisa ka një marrëveshje që filloi me 10 kryetarë partish dhe pastaj përfundoi me dy kryesorë, nuk ka më sens që ne të vazhdojmë të padisim njëri-tjetrin. Për datën e zgjedhjeve nuk ka dijeni, besoj se nëse merret pikë për pikë zbatimi i paketës “McAllister” data do të jetë me 16 korrik, por mbetet për tu parë”.

Article Logic
Execution time: 0.0045390129089355