Tragjedi në Kurbin. Një 75-vjeçar ka vrarë me levë nusen e djalit të tij, 41-vjeçaren me iniciale V.T.
Kjo shtetase është gjetur e vdekur në banesë, si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me levë të Noc Totës, i cili është larguar nga banesa pas krimit, por falë veprimeve të shpejta policore u bë e mundur kapja e tij.
Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës.