INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakër, vret gruan dhe më pas të gjithë familjarët e tjerë[FOTO]

Masakër, vret gruan dhe më pas të gjithë familjarët e tjerë[FOTO]

Publikuar më: 16:33 10-01-2019

Vrasjet makabëre po marrin përmasa të frikshme në të gjithë botën. Së fundimi një ngjarje e rëndë tronditi Florida-n, ku një 25-vjeçar vrau gruan e tij e më pas është shtirur si ajo për të fshehur krimin. Pak kohë më vonë, ai vrau edhe prindërit e vëllain e gruas së tij.

Sipas "Tampa Bay Times", viktima Jamie Ivancic, 21 vjeçe, foli për herë të fundit në telefon me të motrën, Karma Stewart.
Gjatë videotelefonatës, Stewart tregon se Ivancic i tha se po planifikonte të merrte fëmijët e të linte bashkëshortin, Shelby Svensen, tashmë 25 vjeç.
Pas asaj telefonate, Stewart nuk foli më kurrë me video me të motrën. Herë pas here, ajo dhe familja e saj, merrnin mesazhe nga numri i Ivancic. Ndonjëherë i dërgonte dhe foto të fëmijëve.
Kur familja e Ivancic përpiqej të fliste me të në telefon, burri i saj u thoshte të telefonin sërish më vonë, sepse ishte e zënë. Policia nuk e di për sa gjatë i ka mashtruar njerëzit Svensen, por ajo telefonatë e Ivancic me të motrën ka qenë më shumë mundësi e fundit për viktimën.
Thuajse një vit pas asaj telefonate të fundit, më janar 2019, tre prej familjarëve të Ivancic u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre: nëna, babai dhe vëllai i saj. Svensen ishte i dyshuari i vetëm për këto vrasje.
Më pas ai u kap në makinën e gruas së tij dhe u arrestua në bazë të dyshimeve. Gjatë marrjes në pyetje, ai deklaroi se kishte vrarë familjen në fjalë, si dhe gruan e tij. Më 8 janar, hetuesit njoftuan se Svensen është akuzuar për vrasjen e Ivancic, trupi i të cilës u gjet në një prej shtëpive ku kishte banuar më parë çifti.Svensen po mbahet në burg për 4 vrasje të gradës së parë. Nuk dihen ende motivet e vrasjeve.

vvvvv.jpg

ffff.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439