INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MASAKRA në Selenicë/ Çfarë kërkoi sot prokuroria për Ritvan Zykajn, vrasësin e 8 kushërinjve

MASAKRA në Selenicë/ Çfarë kërkoi sot prokuroria për Ritvan Zykajn, vrasësin e 8 kushërinjve

Publikuar më: 12:44 19-02-2019

Prokuroria ka kërkuar sot dënimin me burg të përjetshëm për Ritvan Zykajn, të riun që vrau 8 kushërinjtë e tij në Selenicë të Vlorës.

Ai në fshat ai njihej si tepër “nevrik”, për shkak të sherreve të vazhdueshme që bënte me të tjerët.
Në kohën kur u la në arrest me burg prokurori Sajmir Smaka i vuri në dispozicion gjykatës provat dhe dëshminë e të arrestuarit.

Në atë kohë, edhe gjatë marrjes në pyetje nga prokurori, i riu ka qenë krejt i ftohtë dhe nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë.

“I vrava se ata më akuzonin për grabitjet e pulave. Më akuzonin shpesh. Kemi pasur edhe konflikte të tjera edhe më përpara, pikërisht për këtë fakt. Ata vazhdimisht më akuzonin vetëm mua për grabitjet. Edhe më përpara kemi pasur konflikte, jo vetëm para vrasjes”, është shprehur 24-vjeçari gjatë marrjes në pyetje nga prokurori.

Ndonëse askush nga të afërmit nuk i ka çuar ndërresa dhe as ka shkuar ta shohë në qeli, dje autori i vrasjes është paraqitur me bluzë tjetër nga sa ishte në momentin e arrestimit. Ai kishte veshur një bluzë të bardhë, të cilën siç, mësohet ia kanë dhënë efektivë të Policisë së Vlorës.

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279