INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masë për Edi Palokën, përjashtohet nga parlamenti

Masë për Edi Palokën, përjashtohet nga parlamenti

Publikuar më: 10:43 21-11-2016

Me vota të mazhoranca në Byronë e Kuvendit është vendosur që kreu i grupit të PD, Edi Paloka të përjashtohet për 5 ditë nga parlamenti.
Kjo masë u morr pas kërkesës të një grupi deputetësh të PS, për shkak të përplasjes së Palokës me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi kur ky i fundit po fliste të enjte në parlament, u shtyu nga deputeti i djathtë. Shkak i përplasjes sipas opozitës u bë publikimi i një audio -përgjimi nga drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Tropojës. Ai akuzoi Beqajn se e kishte pushuar nga puna për shkak se nuk kishte marrë pjesë në nje mbledhje partie, e cila drejtohej nga ministri, si i deleguar i PS në Tropojë.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879