INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mashtroi me skemë piramidale, tajlandezi dënohet me 130 shekuj burg

Mashtroi me skemë piramidale, tajlandezi dënohet me 130 shekuj burg

Publikuar më: 14:30 30-12-2017

130 shekuj burgim për një tajlandez i cili u dënua për mashtrim.

Pudit Kittithradilok, 34 vjeç, pranoi se kishte organizuar një skemë piramidale dhe i vidhte paratë njerëzve që gënjeheshin nga përqindjet e larta të fitimit. Më shumë se 40 000 njerëz u mashtruan dhe investuan mbi 160 milionë dollarë në kompanitë e rreme të krijuara prej tij.

Gjykata e shpalli fajtor të paditurin për kredidhënie të jashtëligjshme dhe 2653 akuza mashtrimi. Mbledhja e viteve për çdo akuzë rezultoi në dënimin kolosal. Megjithatë, për shkak se ai rrëfeu dhe pranoi krimet e tij, dënimi u përgjysmua në 6637 vjet burg.

Por, ekspertët thonë se nuk pritet që ai të bëjë më shumë se 20 vjet burg, pasi ligji tajlandez vendos një maksimum prej 10 vitesh burg për këto akuza, sado herë që të jenë përsëritur.

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154