INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Matematicieni zbulon metodën: Ja si mund të ndalet cunami [Video]

Publikuar më: 17:55 26-01-2017

Valët zanore të thellësisë së oqeaneve mund të parandalojnë cunamin vdekjeprurës që të mos arrijë në zonën bregdetare. Matematicieni Dr Usama Kadriu I Universitetit te Cardiff-it, ka propozuar një metodë të re radikale për të zhdukur energjinë e cunamit, duke qëlluar gravitetin e valëve akustike. Ideja është që të reduktohet lartësia e saj për të minimizuar dëmtimin e jetës së njeriut dhe mjedisit. Studiuesi thotë se këto valë mund të qetësohen në mënyrë që cunami të fshihet tërësisht duke përhapur energjinë e tij në një zonë të madhe larg bregdetit. Sipas tij, valet natyrale të gravitetit akustik, mund të reagojnë ndaj një cunami duke detyruar energjinë e tij të shpërndahet. Ato mund të udhëtojnë me mijëra meter nën sipërfaqe, duke lëvizur me shpejtësinë e zërit. “Këto valë mund të ndalojnë cunamin duke reduktuar amplitudën, apo lartësinë e valë monstruoze”- tha studiuesi.

Article Logic
Execution time: 0.0032718181610107