INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Ne nuk ndalemi": Maturantët protestë para Kryeministrisë [FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 09:51 07-09-2016

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, maturantët kanë protestuar këtë të mërkurë përballë zyrës së Kryeministrisë.  Dhjetra maturantë, të cilët nuk kanë mundur të fitojnë të drejtën e studimeve në Universitetet publike në fazën e parë të konkurimit, kundërshtojnë procedurën e ndjekur nga Ministria e Arsimit.

IN Tv i ndoqi në terren shqetësimet e tyre, që cënojnë seriozisht të ardhmen e tyre.Të ardhur nga i gjithë vendi, maturantët thonë se formula e pranimit e ndjekur në universitete ka shkaktuar përjashtimin e shumë maturantëve, megjithëse me mesatare të lartë.
Sipas maturantëve dhe studentëve, ky sistem i ri në arsim favorizon Universitetet private.

Maturanti:
“Ti lëmë bindjet politike, të gjithë këtu kërkojmë të drejtat tona si njerëz, si studentë. Shpresojmë që Ministria e Arsimit të reagojë sa më shpejt sepse ne nuk do të ndalemi. Kjo protestë tregon se ne të rinjtë e Shqipërisë kemi zë dhe do të vazhdojmë kështu deri sa të fitojmë të drejtat tona”.

 

Edhe në ReportIN kanë mbërritur shumë denoncime të maturantëve, të cilët megjithëse kishin një mesatare shumë të lartë, dhe në provimet e maturës kishin dalë me rezultate shumë të mira, ata nuk kanë mundur të fitojnë të drejtën e studimeve në Universitetet publike, megjithëse kishin plot 10 mundësi zgjedhjeje.


Ndërkohë një ditë më parë, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në përgjigje të ankesave të maturantëve pas daljes së listave paraprake të fituesve në Universitete, tha se kjo është vetëm faza e parë dhe siguroi se asnjë maturant që plotëson kriteret e studimit nuk do të përjashtohet nga sistemi.

Article Logic
Execution time: 0.0040988922119141