INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Maturantët protestë para Parlamentit, përplasen me policinë [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 10:24 08-09-2016

Deputetët e Parlamentit shqiptar, në hyrje të sallës plenare janë përballur me gjimnazistët, të cilët nuk kanë mundur të fitojnë asnjë degë në universitet. Në ditën e dytë të protestës, maturantët janë zhvendosur në ambientet e jashtme të Parlamentit, ndërsa një ditë më parë ata protestuan përballë zyrës së Kryeministrisë. Me thirrjet “Duam shkollë” dhe rikthimin e sistemit meritë-preferencë, maturantët kanë kundërshtuar formulën së përzgjedhjes në Universitete.
Maturantët të cilët nuk kanë mundur të fitojnë asnjë degë në universitet, pavarësisht mesatares shumë të lartë, kërkojnë takim të posaçëm me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
Ndërkohë nuk kanë munguar as përplasjet e maturantëve me kordonin e policies, në tentativë për tju afruar sa më shumë hyrjes së godinës së parlamentit.
Maturanti:
“Jam me mesatare 9, nuk jam shpallur fitues në asnjë degë. Preferenca e parë ishte juridiku. Ky penalizim ka ardhur sepse ne nuk kemi pasur infpormacion për lëndët që duhet të bënim me zgjedhje në gjimnaz. Lëndët sociale janë zeruar.  Duhet të hiqet kriteri i Universitetit, mua më është zeruar lënda me zgjedhje. Çfarëdo që të ndodhë unë nuk dal fitues. Do vazhdoj protestat deri sa të ndërrohen kriteret e Universitetit, të paktën të Shkencave Sociale”.
Ata paralajmërojnë se protesta do të vijojë, pasi  po përjashtohen nga e drejta e studimit, duke e akuzuar Ministren Nikolla se po i oriention drejt Universiteteve private.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035808086395264