INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mazhoranca shtyn votimin për plehrat. Opozita: Ky është skenar diktature

Mazhoranca shtyn votimin për plehrat. Opozita: Ky është skenar diktature

Publikuar më: 14:07 24-11-2016

Maxhoranca tërheq në momentet e fundit nga votimi, Dekretin e Nishanit për ligjin e importit të plehrave. Vendimi është marrë pa konsensusin e opozitës. Ka qënë nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho, i cili bëri publik vendimin e shumicës, duke dhënë edhe arsyet se përse Kryeministri u tërhoq.
Edmond Spaho.
“Duket si skenar diktature skendari i importit të plehrave.Shumica i ka humbur numrat dhe po e shtyn pafund shqyrtimin e dekretit të presidentit.
Por si e lexon deputeti Erion Brace këtë qëndrim të opozitës.
Erion Braçe:
“E mirëkuptoj dhe kryetari e PD që thotë unë kam kërkuar ndjesë, merre ndjesën hidhe në filxhan zieje dhe piqe. Ju jeni ata që keni lejuar importin e mbetjeve për djegie. Ky është një vendim që nuk shlyhet kurrë”.
Opozita është e gatshme të kërkojë aleatë edhe nga shumica që të rrëzojë ligjin, i cili lejon importin e mbetjeve.
Edmond Spaho:
“I bëj thirrje Metës dhe Idrizit që të mos bëhen pjesë e vendimit të Edi Ramës dhe ky ligj të rrëzohet”.
Por jashtë dyrve të parlamentit, nismëtari i ligjit të importit të mbetjeve Eduart Shalsi dha këtë qëndrim për ligjin e mbetjeve.
Eduart Shalsi:
“Po përdorin qaramanë në rrugë deputetët intrigantë. Dekreti do të vijë në kuvend pasi shqyrtimit në komisione.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611