INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbesa e Musine Kokalari zgjidhet deputete në Parlamentin Europian

Mbesa e Musine Kokalari zgjidhet deputete në Parlamentin Europian

Publikuar më: 08:33 27-05-2019

Mbesa e Musine Kokalarit, Arba Kokalari është zgjedhur deputete në Parlamentin Europian. Ajo është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e të dielës. “Unë kam hyrë në parlamentin evropian! Faleminderit për të gjithë ata që kanë luftuar për mua!” shkruante deputetja më e re e PE, Arba Kokalari në Facebook pas daljes së rezultateve. Partia ku bën pjesë edhe shqiptarja fitoi 17.6 % të votave të përkthyera në 4 deputetë në PE. 

Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar. Ajo është mbesa e Musine Kokalarit, e cila përfaqëson disidenten e parë shqiptare.

Për zgjedhjen e Arba Kokalarit në Parlamentin Europian kanë reaguar dhe politikanët shqiptar të djathtë.“Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian! Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!”, shkroi Lulzim Basha.

Ndërsa nënkryetari i PD, Edi Paloka ka konfirmuar faktin se Arba është mbesa e Musine Kokalarit.  “Në Evropë triumfon qendra e djathtë. Një shqiptare, mbesa e Musine Kokalarit, bëhet eurodeputetja e parë shqiptare si përfaqësuese e një partie motër të EPP”, shkruan Paloka. 

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi zgjedhjen e Kokalarit në PE e ka cilesuar si mbërritje e Shqipërisë në Europë "Shqipëria mbërriti mbrëmë në Europë me Arba Kokalarin, shumë kohë përpara se të mbërrijë në stacion treni i lodhur dhe me qymyr, i nisur prej vitesh nga Tirana për në Bruksel. Një shenjë e qartë dhe johyjnore, se ata që e kanë vonuar tmerrësisht shumë udhëtimin tonë drejt destinacionit të kombit, veçse mund ta shtyjnë duke e penguar, por nuk mund ta ndalin dot kurrë procesin jetik të integrimit europian të shqiptarëve. Krenarë për eurodeputeten e parë shqiptare! Urimet më të mira asaj dhe familjes së nderuar Kokalari!", shkroi Patozi.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109