INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbetet në burg i akuzuari për përdhunimin e të miturës. Reagon gruaja:

Mbetet në burg i akuzuari për përdhunimin e të miturës. Reagon gruaja: "Mbesa gënjen"

Publikuar më: 12:31 29-07-2017

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masën e arrestit për 54-vjeçarin Resmi Turani,i akuzuar si autor i kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me një 15-vjeçare. E mitura që rezulton të jetë mbesa e gruas së tij, ka akuzuan Turhanin se e ka përdhunuar ndërsa kishte shkuar për të qëndruar disa ditë tek shtëpia e tezes së saj . Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Por bashkëshortja e 54-vjeçarit ka hedhur poshtë akuzat e adoleshentes ndërsa ka thënë se e gjithë kjo është një gënjeshtër. Pas denoncimit që vajza e mitur ka bërë kundër bashkëshortit të saj me pretendimin se ai e kishte përdhunuar gjatë kohës që ajo kishte qenë vetëm në shtëpinë e tyre, erdhi edhe reagimi i gruas së të ndaluarit. Ajo është shprehur se e gjitha kjo është gënjeshtër duke i mohuar akuzat që 15-vjeçarja bëri ndaj bashkëshortit të saj. Ajo ka vijuar me tej me bindjen se vajza duhet të jetë shtyrë nga dikush për t’i bërë keq familjes së saj. Ajo pohon se mes dy familjeve nuk ka pasur probleme më parë. “Me familjen e vajzës nuk kemi pasur probleme. Atë mund ta ketë futur dikush për të na bërë keq” tha ajo. Edhe vajza e Turhanit ka deklaruar se akuzat ndaj babit të saj janë shpifje e se ajo është e sigurt në pafajësinë e të atit.

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749