INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbi 1.200 të vdekur nga tsunami në Indonezi: Banorët mbeten pa ushqim dhe ujë

Mbi 1.200 të vdekur nga tsunami në Indonezi: Banorët mbeten pa ushqim dhe ujë

Publikuar më: 08:29 02-10-2018

Zemërimi dhe dëshpërimi po rriten në disa pjesë të Sulawesi, pasi banorët po përballe për të katërtën ditë pa ushqim dhe ujë të pijshëm pasi ishulli indonezian u shkatërrua nga një tërmet dhe një cunami. Numri zyrtar i vdekjeve nga fatkeqësia natyrore në Indonezi u rrit në 1,234. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i agjencisë së fatkeqësisë Sutopo Purwo Nugroho. Shifra pritet që të rritet edhe gjatë ditëve të ardhshme. Shënime të vendosura përgjatë rrugëve në Sulawesi lexonin "Ne kemi nevojë për ushqim" dhe "Ne kemi nevojë për mbështetje", ndërsa fëmijët u lutën për të holla në rrugë. Radhët për karburant ishin me kilometra të gjata dhe policia dhe trupat kombëtare u vendosën për të ruajtur stacionet e benzinës dhe dyqanet e ushqimit. Rreth 50,000 njerëz janë zhvendosur nga fatkeqësia, me shumë të tjerë ende duke u përpjekur t'i shpëtojnë rajonit të shkatërruar. Mbi 3,000 njerëz pushtuan aeroportin e Palu’s të hënën, duke u përpjekur të hipnin në avionë ushtarakë ose një nga fluturimet e pakta komerciale duke e lënë aeroportin, i cili ka pësuar dëme të rënda. Videoja shfaqi turma që bërtitnin në zemërim, sepse nuk ishin në gjendje të merrnin një aeroplan ushtarak. "Nuk kemi ngrënë për tri ditë", bërtiti një grua. "Ne vetëm duam të jemi të sigurt".

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162