INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbillen 100 mijë pemë në kryeqytet. Veliaj mesazh kritikëve

Mbillen 100 mijë pemë në kryeqytet. Veliaj mesazh kritikëve

Publikuar më: 14:27 22-03-2018

100 mijë pemë për krijimin e pyllit orbital në Farkë janë mbjellë, por nisma e bashkisë nuk ndalon këtu. Për shkak të interesit të qytetarëve dhe bizneseve për të mbjellë peme kreu i bashkisë Erion Veliaj vendosi shtyrjen dhe me një muaj të fushatës së mbjelljes së pemëve.
Erion Veliaj:
“Duke parë motin dhe faktin që ka ende shira, do ta shtyjmë deri në datën 22 prill fushatën tonë të mbjelljeve, që t’i japim mundësi kujtdo që e la të mbjellë pemë në ditën e fundit. Deri në datën 22 prill, që është Dita e Tokës, do të vazhdojmë që të tejkalojmë akoma më shumë rekordin e 100 mijë pemëve. Kështu që, për të gjithë ata që janë mërzitur duke parë mbjelljet, ta ndryshojnë stacionin, ndërsa ne të tjerët do të vazhdojmë të mbjellim pemë deri në datën 22 prill që të kemi një Tiranë fantastike dhe më të gjelbër”.
Kryebashkiaku Veliaj kishte dhe një përgjigje për të gjithë ata që kanë lëshuar akuza ndaj projektit të bashkisë së Tiranës jo vetëm për krijimin e pyllit orbital në Farkë por dhe për fushatës në tërësi të bashkisë për mbjelljen e pemëve.
Erion Veliaj:
“M’u kujtua historia e këndit të lojërave, e cila ishte një histori e ngjashme, një sherr e shamata, këtu do bëhet nami, hataja dhe po të shohësh, shumë nga këta që e quajnë veten “ambjentalistë”, vërtet mund të kenë diploma ambjentalisti, që nuk i kemi ne që merremi me punë të tjera, por nuk mbillen pemët duke ndenjur përditë në studio e duke bërë si gjithologë e duke protestuar për çdo vepër të mirë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662