INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e kryesisë së LSI Merren dy vendime të rëndësishme  për qeverinë teknike dhe koalicioin me PS

Mbledhja e kryesisë së LSI Merren dy vendime të rëndësishme për qeverinë teknike dhe koalicioin me PS

Publikuar më: 21:01 03-04-2017

Pas mbledhjes së kryesisë, Kryetari i Partisë Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar se partia e tij vë në dispozicion të gjitha mandatet për zgjidhjen e krizës politike në vend.

LSI duket se i ka hapur rrugë krijimit të qeverisë teknike duke deklaruar se vendit i nevojitet një qeveri “besimi” që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më tej, kreu i LSI, Ilir Meta, njoftoi për vazhdimësinë e koalicionit me Partinë Socialiste.

Pjesë nga fjala e Metës:

Kryesia e LSI pasi analizoi me përgjegjësi të lartë situatën politike që po kalon vendi, vlerëson se situata në politikë është tepër e tensionuar, reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi janë të bllokuara.

Është e nevojshme dialog urgjent. Basha dhe Rama duket të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe konfliktuale. LSI deklaron se vendi ka nevojë për një qeveri të besimit e cila do të garantojë mospërfshirjen e administratës në zgjedhje. Dhe çdo përpjekje për ndërhyrje kriminale në zgjedhje.

Realizimi i reformës zgjedhore është një tjetër kusht i domosdoshëm dhe që nuk mund të kalohet.

LSI vendos të vërë në dispozicion të zgjidhjes së krizës politike në vend të gjitha mandatet e saj. Që nga kryetari i saj. Lidhur me çështjen e koalicionit, LSI është e hapur të afirmojë koalicionin me Partinë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.

Por nëse lidershipi i PS nuk do tregojë vullnet maksimal për garantimin e zgjedhjeve të lira, LSI nuk mund të jetë pjesë e një farse.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0027701854705811