INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mblidhet “ekipi i ri” i Bashës, ja vendimi i rëndësishëm për protestat

Mblidhet “ekipi i ri” i Bashës, ja vendimi i rëndësishëm për protestat

Publikuar më: 23:53 21-01-2019

Vetëm 24 orë pas zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar, kryesia e re e Partisë Demokratike ka nisur përgatitjet për protestat popullore që paralajmëroi sot nga Kuvendi, kryedemokrati Lulzim Basha.

Duke folur për mediat nga selia blu, Sekretari i ri Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka zbuluar detaje nga përgatitjet për protestat, duke thënë se Kryesia “ngarkoi kolegjin e kryetarëve për të diskutuar nesër në orën 11.00 për detajet, formën dhe datën e protestës”.

Kryesia e PD-së në një mbledhje tjetër të sajën, do të dalë me një vendimmarrje për këtë protestë.

“Sot ishte mbledhja e konstituimit të kryesisë së re të PD. Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar, që ngarkoi kryesinë për përgatitjen e protestës, sot kryesia ka diskutuar për strategjinë e protestave të PD dhe opozitës. Vendimi i sotëm i kryesisë ishte që nesër në orën 11.00 kolegji i kryetarëve organ i ri statusor i PD, të diskutojë për protestat, formën dhe datën dhe pasdite kryesia do të diskutojë dhe marrë vendim për detajet dhe strategjinë protestat”, tha Bardhi.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031170845031738